Gjenden mbetje mortore në Podujevë, dyshohet se janë të një personi të zhdukur nga lufta e fundit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot janë gjetur mbetje mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko-ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit”.

Haxhiu tha se në këtë lokacion “gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”

Lexo edhe:  Grabitje nën kërcënimin e thikës në “Veda Petrol” në Vushtrri, tre persona vjedhin pazarin ditor në pompën e derivateve