“Gjeji lekët ku të duash, ndryshe kam me vra…”, zbulohen përgjimet se si Altin Qoku kërcënonte mjekun e tij

Të tjera përgjime zbardhen nga dosja e Prokurorisë për rastin e Altin Çokut, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini.

Ai rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.

Altin Çoku, sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara, madje duke e kërcënuar se nëse nuk do t’i gjente paratë, do të vriste këdo t’i dilte para.

“Doktor…..jam në hall…fola me shefin e policisë dhe me tha më jep 2000 euro t’i mbyll letrat. Tani gjej ku të dush 1000 euro deri nesër ose kam me vra kush të më dali para. Pastaj veten dhe ty të humb gjithçka ke un nesër marr lekët shtëpisë. I du për 1 or okej mos të kemi fjalë”-thuhet në përgjim.

Por më 5 shtator të vitit 2014, ai ka dhënë një deklaratë me shkrim dore, ku kërkon falje për kërcënimet e bëra ndaj mjekut.

“Doktor Gëzimi nuk me ka asnjë lloj borxhi …..për të gjitha shqetësimet qe i kam sjellë si me telefon ashtu dhe me gojë i kërkoj falje……nga ky moment nuk do këtë asnjë lloj shqetësimi nga ana ime për çdo problem që unë do t’i nxjerr doktor Gëzimit mbaj përgjegjësi penale para ligjit.”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Lexo edhe:  Incidenti ku u lënduan 13 minatorë, shkarkohet drejtori i Minierës së Trepçës