Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, një gruaje i gjenden fishekë në valixhe

Një grua është ndaluar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi gjatë kontrollit të valixhes së saj janë gjetur dhe konfiskuar municion dhe pajisje që lidhen me armë gjahu.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit janë gjetur 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë, si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë.

“ANP Prishtinë / 05.07.2026 – 09:30. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit në valigjen e saj janë gjetur dhe konfiskuar 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire.”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Kompania “ExFis” i shiste derivate kompanisë serbe që operonte pa licencë