Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë – Deçan

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë – Deçan.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se të lënduarit pas trajtmit mjekësor janë liruar nga spitali.

“Sonte rreth orës 19:30 në rrugën Gjakovë-Deçan, në fshatin Dujakë, ka ndodhur aksident trafiku ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë persona. Personat pas trajtimit mjeksor janë liruar nga spitali. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor “- tha Elezaj.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike sot