Gjakovë: Aksident mes dy veturave, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur të shtunën në fshatin Botushë të Gjakovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal”, tha Elezaj.

Lexo edhe:  “Escorta”, policia i ndalon 50 persona, prej tyre 26 gra të shteteve të huaja e 24 kosovarë