Gjakovari e godet me shuplakë para syve të Policisë shoferin që e aksidentoi, plas sherri në qendër

Konfliktet verbale mes pjesëmarrësve në trafik nuk janë të rralla në vendin tonë dhe shpesh përcillen edhe me incidente. Ka raste kur shoferët vendosin t’i qërojnë hesapet me njëri-tjetrin dhe të mos i denoncojnë të tilla sherre në Polici.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në rrugën ‘Nënë Tereza” në Gjakovë, por këtë herë incidenti ndodhi para syve të Policisë.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka njoftuar se një person e ka goditur me shuplakë një shofer, i cili e kishte aksidentuar veturën e tij.

Sipas sinjalizuesit, kjo ka ndodhur para zyrtarëve policorë, të cilët më pas e kanë arrestuar të dyshuarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, pritet të merren veprimet e nevojshme dhe të iniciohet rasti me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

 

 

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia