15-vjeçari humb kontrollin e automjetit, një viktimë dhe tre të lënduar në Poliçan

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Poliçan. Bëhet e ditur se një 15-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit në rrugën rurale të fshatit Plirëz dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka rezultuar fatal për një adoleshent rreth 15 veç i cili ishte pasagjer. Kurse, të lënduar kanë mbetur dhe dy vajza të tjera të mitura që ndodheshin në automjet dhe drejtuesi i mjetit.

Të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Lexo edhe:  “Astrit t’kanë rrejtë” – qendra e VV-së në Gjakovë mbulohet me grafite