Gjakovari denoncon në Polici të dashurën e tij, thotë se po e maltreton psiqikisht

Telashet mes çifteve në qytetet e ndryshme të Kosovës, shpeshherë eskalojnë në dhunë verbale e fizike ndaj njëri-tjetrit. E në shumë raste duhet edhe ndërhyrja e Policisë, për të zgjidhur problemet mes tyre.

Në Polici kanë përfunduar dje një çift në Gjakovë, pasi një burrë ka denoncuar të dashurën e tij për dhunë psikike.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjërrë aktvendim që 44-vjeçarja të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Pamje nga momenti kur Hashim Thaçi i shoqëruar nga policë të EULEX-it arrinë në Burojë, në vizitë të babait të sëmurë