Gëlltiti dhëmbët, 35-vjeçari përfundon në QKUK

Një rast i veçantë ka ndodhur në Klinikën e Gastroentetologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një person derisa ishte në gjumë ka gëlltitur urën metalokeramike që i kishte vënë stomatologu.

Këtë e ka bëre të ditur doktori Skender Telaku përmes një njoftimi në Facebook, ku theksojë se ura i është larguar pa kurrfarë problemi.

“Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka shkruar doktori Telaku.

Lexo edhe:  Tetë persona kapen duke luajtur kumar në Prishtinë, Policia gjen edhe kokainë në vendngjarje