Gazetarja i kërkon llogari Malokut: Kam punuar te ti, nuk më keni paguar

Gazetarja Edona Gashi për dhunën e shfaqur në reality show, ka thënë se shpesh herë këto situata janë të inskenuara.

Teksa ka qenë duke komentuar këtë gjë, Valon Maloku – drejtori i First Channel, e ka pyetur gazetaren se ku e ka filluar karrierën e gazetarisë, transmeton Gazeta10.

“E kam fillu në ABC News, e kam vazhduar në Bota Press, kam kaluar dy javë në televizion tek ti. Kam punuar prej 12 të natës deri në orën 14:00, dy orë live, nuk kam marrë rrogë, as shpenzimet e rrugës nuk më janë hekë”, ka thënë Gashi.

Derisa Maloku ka thënë se “gazetarja ka qenë në praktikë”.

Lexo edhe:  Thyhet shkolla ‘Asdreni’ në Pejë, persona të panjohur demolojnë dollapët e nxënësve