Gazetari Kërstiq: Banjska ishte njëlloj shfaqje, Afrim Bunjaku nuk është vrarë

Gazetari serb, Branisllav Kërstiq, deklaroi se sulmi në Banjskë ishte një lloj shfaqjeje dhe se polici Afrim Bunjaku nuk është vrarë.
“Me Banjskën shteti ynë ka përfituar plot sovranitet në veri të vendit. Me Banjskën qeveria jonë e ka përfituar lejen për ta mbushur me 10 mijë policë veriun e vendit”.
“Jam i sigurt qe qeveria jonë nuk ka bërë asnjë lëvizje pa koordinim me disa partnerë ndërkombëtarë, siç është zyra britanike ose gjermane, dhe jam I sigurt që asnjë lëvizje në katër vjetët e kaluara që e ka bërë shteti ynë, s’e ka bërë pa koordinim pa aleatët e vetë”.
“Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, nuk është i vrarë. Është një mënyrë si një dëm kolateral. Askush s’e ka pushkatuar zotëri Bunjakun. Secili polic që ka kryer trajnime vetëm 15 ditë dhe që e ka veshur uniformën, është i informuar nga shefat e vetë që barrikadat janë të minuara”, tha Kërstiq.
Lexo edhe:  Turqia dridhet sërish nga tërmeti