Gazetari i RTK-së suspendohet nga puna veç pse kritikoi pushtetin, paralajmëron betejë ligjore

Gazetari Asdren Agushi nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është suspenduar nga puna në Radiotelevizionin e Kosovës dhe për këtë ka thënë se ka ndodhur për shkak se është kritik ndaj pushtetit.

Agushi ka thënë se e ka detyrë të jetë kritik ndaj pushtetit dhe këtë e ka bërë me të gjitha pushtetet. Ai ka thënë se nuk mund të bëhet servil dhe se i shërben profesionit.

Ai ka thënë se nuk do të ndalet, por ka deklaruar se pushteti aktual në Kosovë po persekuton gazetarët.

Veç kësaj, gazetari ka paralajmëruar se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe do ta fitojë këtë betejë pasi siç shprehet beson në drejtësi.

Lexo edhe:  Zana Avdiu: M’i thanë dikujt që s’e njeh në rrugë po dukesh bukur, është si me sha