Gazetari e përgënjeshtron mjekun që publikoi rentgenë të lëndimeve nga mjetet piroteknike: Është montazhë

Pasi një mjek nga Drenasi publikoi disa rentgenë të rasteve të lëndimit nga mjetet piroteknike, gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka reaguar duke thënë se ato imazhe “nuk janë në Kosovë”.

“Imazhet e rentgenit nuk jane ne Kosove. Eshte nje montazhe e publikuar se paku ne janar 2022, me qellim ndergjegjesimin e njerzve per rrezikun nga mjetet piroteknike”, ka shkruar Vitija.

“Fotografite po qarkullojne si lajm ne disa media ne Kosove pas postimit te nje mjeku nga Drenasi i cili nuk e ka sqaru se imazhet nuk jane te tij ose te QKMF-se”, ka shtuar ai.

Feriz Bytyçi, mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, në Drenas ka publikuar në Facebook disa rentgenë të rasteve të lëndimit nga mjetet pirotenike. Tha se “vetëm në Drenas i patëm disa lëndime mbrëmë.

Lexo edhe:  Aksident në Fushë Kosovë, vetura ndrron kahje