Gazetarët duan t’i bëjnë pyetje, kryeministri Kurti largohet “më duhet të shkojë në aeroport”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “nuk mund të shndërrohemi në liderë shtetërorë që merren vetëm me çështje të targave”, pas takimit urgjent me presindentin serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi doli të jetë i pasuksesshëm, pasi ndërmjetësi Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së, tha se Kurti nuk e pranoi propozimin e tij që të shtyhet gjobitja e serbëve që mbajnë targa ilegale në veturat e tyre dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja.

Kurti nuk pranoi as pyetje nga gazetarët. Pyetja e parë që u tentua t’i bëhej kishte të bënte me fjalët që Borrell i tha paraprakisht.

“Më duhet të shkoj në aeroport”, tha Kurti dhe u largua, raporton Gazeta Express.

Kurti shprehu jo pak indinjatë që, sipas tij, BE-ja nuk i qëndroi prapa diskutimit për marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër.

“Nuk bën njëra pa tjetrën”, tha Kurti. “Nuk mund të shndërrohemi në liderë shtetërorë që merren veç me çështje të targave”.

“Shpresoj që Bashkimi Europian do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të vet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha kryeministri.

Lexo edhe:  Përfitimet shëndetësore që vijnë nga agjërimi