Gazetares së RTK-së i thehet xhami i veturës

Gazetares së RTK-së, Ilire Zajmit i është thyer vetura sot. Zajmi e ka publikuar vet fotografinë kur shihet dëmi që i bërë automjetit të saj.

“Dikujt i pengoi vetura ime, e ia theu xhamin1”, ka shkruar ajo.

Gazeta Insajderi e ka kontaktuar gazetaren për të kuptuar më shumë detaje. Ajo konfirmoi se rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që u shpreh se nuk ka asnjë dyshim se kush mund të qëndrojë prapa këtij akti.

“E kam paraqitur rastin në polici. Nuk kam ndonjë dyshim. Sot në mëngjes kur jam nisur për në punë e kam hetuar. Në dy vende ishte thyer forcërisht”, tha ajo për Insajderin.

Ditë më parë cak i një sulmi ishte edhe gazetari tjetër i RTK-së, Alban Selimi. Një person ia vuri flakën garazhit së shtëpisë së gazetarit.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Kjo është 38-vjeçarja nga Gjakova që vdiq pasi dyshohet se dogji veten, u varros sot