Gati mbyti 36 vjeçarin, boksieri shqiptar dorëzohet në Polici

Është dorëzuar në polici boksieri shqiptar, Migen Pepa, i cili 7 ditë më parë dërgoi në reaminacion 36-vjeçarin Thanos Adam pas një sherri.

Sipas raportimeve nga mediat greke, Migen Pepa i shoqëruar nga avokati i tij ka shkuar në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen.

Ajo që është diskutauar më së shumti është edhe fakti që policia greke, prej 7 ditësh tashmë nuk ka kërkuar dëshminë e autorit.

Sherri mes tyre ka ndodhur të premten në mbrëmje. Thanos kishte dalë dhe duke u kthyer për të marrë makinën e tij, kishte debatuar me dy persona që ndodheshin në një automjet dhe që hynë ilegalisht në një rrugë njëkahëshe. Më pas, sipas vëllait të viktimës, Thanos kishte debatuar me disa persona dhe më pas është goditur ose me një send të fortë, ose me grushta.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:  Banorët e Smrekonicës japin shembullin e mirë: Bëhen bashkë për iftar me ftesën e hoxhës së fshatit