Gati 25 vjet burgim për Sylejman Ahmetin që vrau shokun për 20 euro borxh
Sylejman Ahmeti është shpallur fajtor për vrasjen e Shaip Krasniqit.
Trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren, ka shpallur të hënën aktgjykimin dhe ka dënuar me 24 vjet e 10 muaj, për vrasje të rëndë dhe për armbëmbajtje pa leje.
Sipas Prokurorisë në Prizren, Shaip Krasniqi dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Sylejman Ahmeti për një borxh prej 20 eurove, më 26 janar të 2020, në një lokal të fshatit Maqitevë të Suharekës./ KOHA.net