Gara ilegale – Zbardhen detaje nga aksidenti ku vdiqën tre persona në Prizren

Tre persona është raportuar se kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në dalje të Komunës së Prizrenit.

Sipas burimeve të deritanishme të lajmi.net, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Dyshohet se në momentin e aksidentit, veturat kanë qenë duke bërë gara ilegale.

Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve të tjerë nga aksidenti.

Lexo edhe:  Novi Sad: Shkon në 13 numri i të vdekurve nga shembja e stacionit të trenit