Ganimete Musliu publikon fotografi me AI: Kosova në krizë, Albini çupa, çupa
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë ditës së djeshme publikoi një video të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ishte në banjë të Malishevës duke notuar.
E pas kësaj e njëjta deklaroi se derisa nga PDK po prisnin para objektit të Qeverisë, Kurti po notonte atje.
Por deputeti i VV-së, Valon Hoti, më pas tha se Kurti ishte në banjë dhe jo në ndonjë resort luksoz dhe se sipas tij jashtë orarit të punës.
Ndërsa sot, Musliu ka publikuar një fotografi me inteligjencë artificiale të Kurtit në pishinë, e në prapavijë me disa pankarta ku thuhet “ Nuk bëhet hajgare me shtet”.
Ajo tha se “Kosova është në krizë, Albini çupa, çupa”

