Gani Gecit i jepet pushim nga burgu, e pret në shtëpi Stresin (Foto)

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është liruar “në pushim” të rregullt nga burgu dhe pikërisht sot ka festuar ditëlindjen e vëllait të tij, Fadil Geci.

Djali i Gani Gecit ka publikuar një foto në Facebook-un e këtij të fundit, e ku ka treguar se për vizitë sot në familjen e tyre ka qenë reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.

Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.

Faleminderit për vizitën!

 

Lexo edhe:  Vedati: S’mund të bëhem francez, kur dal ose paguaj unë ose tjetri, secili për vete s’ka shanse