Futet për tu larë në lumë, humb jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës, teksa ka hyrë për tu larë në ujrat e lumit Cen, Malësia e Madhe, raporton për BalkanWeb, gazetari Senad Nikshiqi.

Nga informacionet paraprake të policisë, dyshohet se 22-vjeçari K.N të ketë pësuar arrest kardiak, çka i ka shkaktuar humbjen e jetës.

Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .

Lexo edhe:  Burri në Malishevë e rrah gruan me shuplaka, ajo e lajmëron Policinë