Futbollistja që shet fotografi nudo bëhet me skuadër të re

Futbollistja tërheqëse angleze Madeleine Wright, e cila aktualisht jeton duke shitur fotografi nudo në platformën “Onlyfans”, më në fund ka arritur të gjejë një klub të ri.

Kjo pas një pauze thuajse trevjeçare, sepse në dhjetor 2020 ajo u largua teksa luante për Charlton.

Këtë herë, futbollistja seksi ka nënshkruar për Leyton Orient dhe së fundmi ka shënuar edhe një gol.

Ajo u “refuzua” nga Charlton pasi u shfaq në kopertinën e një reviste duke pirë shampanjë dhe duke shijuar një natë me rroba seksi.

“Unë e doja Charltonin. Ai vendim më theu. Kur e gjithë kjo ndodhi, kuptova se sa njerëz kisha zhgënjyer. Megjithatë, ajo që ndodhi më hapi dyert për industri të tjera. Një karrierë ka përfunduar, por një tjetër ka filluar – tha Wright në atë kohë për “The Sun”, përcjell Lajmi.net.

“Në vitin e parë fitova gjysmë milioni funte në platformën “Onlyfan”, nuk mund të gënjej. Tani udhëtoj dhe shijoj luksin dhe tarifa mujore e abonimit për kanalin tim është 24 funte”, shtoi ajo.

Madeleine nuk ka ndryshuar asgjë për sa i përket platformës “Onlyfans”, pasi ajo ende po bën para serioze atje.

Lexo edhe:  Ilir Daja në zi, i vdes nëna