Futbollisti Erjon Morina varroset nesër

Erjon Morina, futbollisti i cili i nda sot nga jeta pas rreth tre javësh që i kaloi nën tretmanin mjekësor pasi kishe pësuar një sulm kardiak gjatë stërvitjeve me klubin e futbollit “Vushtrria”, do të varroset ditën të premten.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” babai i Erjonit, Ilir Morina.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Drenovc të Komunës së Malishevës.

Njoftimi i plotë i babait të Erjonit:

Njoftim mortor!:

Të nderuar familjarë, miq, shoqëri e kolegë,

Ju njoftojmë se sot u perjetesua djali ynë i dashur Erjon Morina (16.07, 2002-12.12, 2024)

Me 24 tetor 2024 pas një problemi ne zemër gjatë stervitjeve në FC Vushtria ne Vushtrri, pasi u rrezua dhe humbi vetedijen, Erjoni u transportua ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtinë dhe deri me sot qendroi në komë të rëndë.

Pas perpjekjeve të vazhdueshme të stafit te Intenzives në Kardiokirurgji, Erjoni sot iu dorezua botes tjeter, Allahu e meshirofte!

Familja ju njofton se varrimi do të behet neser, me date13 dhjetor 2024 në oren 14:00 në lagjen Mzezet në fshatin Drenovc te Malishevës.

Ngushellimet nesër para varrimit do bëhen ne fshat (Drenovc).

E pamja do te vazhdoi nga data 14.12.-16-12.2024 (3 ditë) në lagjen “Qëndresa”, Rruga Sefedin Vitia Veternik, Prishtine!

Falenderoj nga zemra te gjithë stafin e Intenzivës së QKUK-së që luftuan së bashku me ne dhe Erjonin deri ne minutën e caktuar nga Zoti!

I falenderoj te gjithe njerzit ne Kosovë dhe jashtë saj që parreshtur janë lutur gjatë gjithë kohes per Erjonin.

Zoti e deshi me shume se ne, dhe ai u kthye te i gjithfuqishmi, inshalla e takojme në lulet e xhenetit

Lexo edhe:  KFOR-i kryen patrullime të sinkronizuara me ushtrinë serbe në vijën kufitare të Kosovës