Fushë Kosovë: Policia zbarkon në shtëpinë e të dënuarit me burgim, e gjen të fshehur në dollap

Personat e kërkuar nga Policia shfrytëzojnë rrugë e metoda nga më të ndryshimet për t’iu shpëtuar prangave. Ikjet me veturë, ndërrimi i të dhënave, maskimi e lëvizjet nëpër pjesë ku s’ka fort qarkullim, janë vetëm disa prej tyre. Por një mënyrë pak më ndryshe e ka zgjedhur në person që po kërkohej tash e një kohë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari është gjetur nga Policia i fshehur në dollapin e dhomës, në banesën e tij, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Deri te arrestimi i tij erdhi pasi Policia mori informacionin se i njëjti ndodhet në banesë, duke vënë kështu në lëvizje zyrtarët policorë, të cilët zbarkuan aty në orët e mbrëmjes. Pas kontrollit të banesës, tentativa për t’u fshehur i shkoi huq, pasi i dyshuari u kap mat nga Policia.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për K.B., 31-vjeçar, i cili ishte shpallur fajtor për një rast të mëhershëm, dhe i njëjtit ishte dënuar me tri vite burgim, vendim ky i shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në Qendrën e Paraburgimit, për ta vuajtur dënimit.

Lexo edhe:  Forca të mëdha të KFOR-ut blindojnë Veriun