Fushë Kosovë: 37-vjeçari gjen marihuanë në bodrumin e shtëpisë së tij, njofton Policinë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë, pasi një qytetar ka njoftuar Policinë se ka gjetur drogë në bodrumin e shtëpisë së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Policia në koordinim me Prokurorinë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe sekuestruar një kavanoz të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

37-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Lexo edhe:  Rrahje masive në Gjakovë, tetë persona rrahin katër të tjerë