Ftesa e Kurtit nga Prokuroria, Hoxha: Qytetarët të mos bien në grackë – pushteti shpik kauzë për t’u viktimizuar
Analisti Dibran Hoxha ka komentuar reagimet lidhur me ftesën e Albin Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria Speciale, duke theksuar se qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të shmangin rënien në grackën e viktimizimit.
Sipas Hoxhës, kjo po ndodh për shkak të konsumimit të mundshëm përgjatë katër viteve në pushtet, duke shtuar se një pjesë e diskursit që përdoret aktualisht është një përpjekje për të ndërtuar një narrativë të re “për të arritur një rezultat.”
“Ky mundohet me paraqit si viktimizim mos-kandidimin se gjykatat po e ndjekin. D.m.th., e merr shembullin e 2021-ës. Në ndërkohë në 2021-ën, Vetëvendosja i ka marrë 21%. Pra, Albin Kurtit i pamundësohet në 2021-ën me kandidu, VV-ja i merr 51%. Tash qysh me ta pranu unë viktimizimin kur ti i merr 50%. Diskursi i njëjtë që po bëhet edhe pas 4-5 viteve qeverisje, këtë qytetarët duhet ta mbajnë mend dhe mos të bien në këtë grackë. Sepse, pushteti ka tendencën të konsumojë, dhe tani duhet të shpikin diçka të re, një kauzë tjetër, për t’u viktimizuar dhe për të arritur një rezultat.” – tha Hoxha, duke komentuar reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.