Dafina Zeqiri mahnit me pozat e reja nga pushimet

Ajo ndodhet prej disa ditësh në pushime në Tajlandë me të dashurin e saj, DJ Geek.

Dhe Dafina Zeqiri duket se po kalon një kohë të mrekullueshme, ndërsa nuk mungon as me fotografi e video në rrjetet sociale.

Artistja e njohur ka publikuar disa imazhe së fundmi në Instagram, me anë të të cilave ka marrë vëmendje të madhe.

Foto: Screenshot/Instagram

33-vjeçarja shfaqet në ujë me një fustan të zi dypjesësh të punuar në një pjesë me detaje argjendi.

“Mos më bëj të qesh”, ka shkruar ajo duke etiketuar partnerin që me gjasë i është referuar atij.

Foto: Screenshot/Instagram

Pushimet e Zeqirit vijnë pak ditë pas lansimit të këngës së re “Nafije”, në duet me DJ Geek, Young Zerkën dhe MC Kreshën.

Bashkëpunimi i tyre për nëntë ditë ka grumbulluar afro tre milionë klikime.

Lexo edhe:  Policia jep detaje për vrasjen e gruas mbrëmë në Prishtinë