Frizeri vushtrrias me staf u kujdesen sot për dukjen në shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”
Kujtim Muzaqi, floktar i njohur nga Vushtrias, ka bërë sot një gjest solidar dhe human duke u kujdesur bashkë me stafin e “Kujta Hairstyle” për dukjen e banorëve të shtëpisë së moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.
Këtë akt të Muzaqit dhe sallonit që ai udhëheq e ka njoftuar edhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” që ka falënderuar atë për këtë gjest human.
Njoftimi i plotë:
Zoti ju shpërbleftë!
Falenderojmë “Kujta Hairsytle ” me seli ne Prishtine i cili me stafin e tij u përkujdes për dukjen e Banorëve ne Shtëpin e te moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.
Bamires, Zoti ju shperblefte!