Frangu zviceran bie në nivelin më të ulët vjetor

Frangu zviceran ra ndjeshëm kundrejt dollarit amerikan dhe euros, pas njoftimit të të dhënave çuditërisht të ulëta të inflacionit. Monedha kombëtare zvicerane po tregtohet në nivelin më të ulët që nga mesi i dhjetorit 2023, transmeton albinfo.ch.

Euro u rrit në çmim kundrejt frangut në 94.7 nga 94.3 sa ishte më parë. Njëjta gjë ndodhi edhe me dollarin.

Çmimet e konsumit në Zvicër u rritën me 1.3 për qind në janar krahasuar me një vit më parë. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve AWP kishin pritur më parë një normë inflacioni dukshëm më të lartë midis 1.5 dhe 2.2 për qind.

Lexo edhe:  Sot lansohet projekti për subvencionimin e izolimit të shtëpive dhe pajisjeve efiçente të ngrohjes