Foshnja 7 muajshe gjendet e vdekur nga nëna pasi u zgjua nga gjumi, Policia nis hetime

Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnjë 7 muajshe ka ndërruar jetë në Fushë Kosovë.

Një nënë pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajshe është e vdekur.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetime.

“Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport”, njoftoj policia.

Lexo edhe:  SBAShK-u zhvillon bisedime për pezullim ose vazhdim të grevës