Forcat serbe hyjnë në territorin e Kosovës, qytetari thotë se ja drejtuan armën

Në përvjetorin e 16-të të Republikës së Kosovës, një qytetar gjatë kalimit në fshatin Bervenik në komunën e Podujevës ka hasur në forca serbe.

Në një prononcim për Indeksonline, një qytetar ka treguar se gjatë kalimit në këtë fshat, në pikën e KFOR-it në Bervenik, ka parë forca serbe ku i kanë drejtuar armën në momentin që është parë.

“Në pikën ku rrin KFOR-i gjithmonë, nuk ka pasë pjestarë të KFOR-it, kur i pava ata mendova që janë KFOR-i ata ishin kanë xhandarmëria, në moment që na kanë parë që janë duke i kqyr na i kanë drejtu armët, armë të randa mitroloz”, ka thënë qytetari për Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar edhe pamje ku shihen forcat serbe në territorin e Kosovës.

Lexo edhe:  E mashtruan një person dhe ia morë 1500 euro për një termin vize, arrestohen dy persona në Podujevë