Fluturojnë çmimet e produkteve në Kosovë, brenda 4 ditëve rritje enorme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përditëson çdo ditë tabelën ku tregon për ngritje ose ulje të çmimeve tek disa produkte.

Përditësimi i fundit i kësaj tabele, nuk tregon për asnjë zbritje të ndonjë çmimi as tek artikujt bazë e as tek ata të tjerë, përveç tek çmimi i derivateve.

Çmimi i një litre benzinë nga 1 euro e 38 centë, kishte rënë në 1 euro e 35 centë, ndërsa ai i naftës nga 1 euro e 53 centë në 1 euro e 48 centë.

Siç shihet në tabelën e ASK-së, mielli i grurit është rritur për 62 centë brenda katër ditësh. Nga 1 euro e 16 centë sa ishte me datën 07 të këtij muaji, me datën 11 është rritur në 1 euro e 78 centë.


Ndërkohë edhe çmimi i mishit të bardhë nga 7 euro e 35 centë sa ishte me 7 dhjetor, dje është rritur në 7 euro e 75 centë. Edhe çmimi i kaftës është rritur nga 5 euro e 94 centë, në 6 euro e 54 centë.

Detergjenti për rroba është një tjetër produkt që ka shënuar rritje, nga 3 euro e 22 centë, në 3 euro e 56 centë.

Lexo edhe:  Erdogani: Ky do të jetë shekulli i Turqisë