Fluks i madh i bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë

Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë , Dheu i Bardhë, është e hapur për qarkullim.

Një fluks i madh i bashkatdhetarëve po kalojnë përmes kësaj pike kufitare që ua mundëson hyrjen në territorin e Kosovës.

Të martën mbrëma, në pikën kufitare në Merdarë nga ana e Serbisë u vendosën barrikada duke ua pamundësuar bashkatdhetarëve ardhjen në Kosovë nga kjo pikë.

Megjithatë, ata shfrytëzuan rrugën alternative siç është ajo e pikës kufitare te Dheu i Bardhë, e cila orët e fundit u raportua si më e ngarkuara.

Lexo edhe:  “Ecë në shpi, ropt t’i ****”, s’merren vesh të rinjtë në Prishtinë, vajza e djem fjalosen e bërtasin midis rruge (video)