“FLM o bir”, Adeyemi feston me Loredanën, pas fitores së Dortmundit
Karim Adeyemi pati një performancë të jashtëzakonshme mbrëmë me Dortmundin.
Sulmuesi gjerman shënoi tri gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, ku Dortmund u përball me Celtic në “Signal Iduna Park”.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 7:1, teksa “hattrick-u” i Adeyemit i siguroi atij çmimin “Lojtari i ndeshjes”.
Pasi e pranoi çmimin, patjetër që “dhëndri” i Ferizajt do të festonte me të dashurën e tij, Loredanën. Edhe mbishkrimi i fotografisë së tij me titullin është shqip – një falënderim për mbështetësit dhe urimet.
“FLM o bir” ka shkruar Adeyemi në fotografinë e postuar në “Instagram Story”.