Fletarrest ndaj Stresit, reperi lajmërohet nga arratia

Stresi ishte paraparë të performonte sonte në Vushtrri.

Por, planet janë prishur nga autoritetet e rendit të Kosovës.

Përmes një postimi, reperi ka bërë të ditur se ndaj tij është lëshuar fletarrest për ngjarjen në Pejë.

Kujtojmë se personazhi i TikTok, Medi Iseni u rrah të mërkurën në një diskotekë në Pejë.

Ai fajësoi Stresin për ‘prerje në besë’ teksa tha se lideri i OTR Noizy, ishte përfshirë personalisht në rrahjen ndaj tij që e hospitalizoi të mërkurën mbrëma.

Lexo edhe:  Romeo arsyeton sjelljen e ftohtë të Heidit ndaj prindërve të tij: Është rritur jashtë, ka mentalitet tjetër