Flet njeriu që i ngjan Ismail Qemalit, tregon si ndjehet kur e thërrasin në emër të tij

Ka shumë njerëz që ngjajnë shumë me familjarë, por, ka individ të cilët ngjasojnë edhe me dikë krejt të largët.

Një fat të tillë e ka edhe Fazli Haziri nga Fushë Kosova. Imazhi i tij, tash e një dekadë është bërë si figura e Ismail Qemalit, njeriut që ngriti flamurin e Shqipërisë me 28 nëntor të 1912.

Aktori i teatrit “Qëndresa” në Fushë Kosovë, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ka miq e koleg që e thirrin vetëm në emër të Ismail Qemalit, dhe jo në emrin e tij të vërtetë.

Si aktor, thotë që ka luajtur role të shumta, por si në figurën e Ismail Qemalit, Haziri në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se nuk është ndjerë kurrë më krenar. Veçse, Haiziri tha se nuk është ftuar nga asnjë institucion zyrtar, për të luajtur në ndonjë film në rolin e Ismail Qemalit.

Lexo edhe:  Fshati Gjylekar i komunës së Vitisë: Profesori kosovar flet për historinë dhe kuptimin e emrit