“Flamurin lara-lara, himnin pa fjalë”- aktivisti i VV-së përqesh flamurin dhe himnin e Kosovës
Enis Sulstarova, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka bërë një koment në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ai, në një status të shkurtër në Facebook, ka thënë se Kosova ka bërë mjaft kompromise, duke përmendur flamurin që ai e ka quajtur “lara-lara” si dhe himnin që e ka quajtur “pa fjalë”.
Sipas Sulstarovës, më shumë kompromise se kaq nuk mund të kërkohen nga Kosova.
“Flamurin lara-lara, himnin pa fjalë dhe thonë bëni kompromise të tjera”, ka shkruar Sulstarova.