Flakë në Veternik, ndërhyjnë zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit
Gjatë ditës së dielë, një pjesë e zonës së Veternikut u përfshi nga një zjarr, i cili ka depërtuar edhe në territorin e Emshirit.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shpejtë të ekipëve të zjarrfikësve.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, konfirmoi për media se “Zjarri ka përfshirë një zonë të gjerë të Veternikut në Emshir, dhe është shuar në orën 14:40”.