Flakë e tym, digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Komunës së Malishevës.

Kështu ka bërë të ditur një lexues i lajmi.net, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Mbi 300 mësimdhënës kanë marrë pushim vjetor pa pagesë, po presin largimin nga Kosova pas 1 janarit 2024