Fjolla Morina: I nuhas njerëzit që në takim të parë, e kam dhunti nga Zoti

Njëra ndër personazhet publike më të përfolura në mediet rozë vazhdon të mbetet këngëtarja e njohur, Fjolla Morina,e cila njihet për transparencën e saj në raport me publikun, e posaçërisht me ndjekësit e vet në mediet sociale.

Kësisoj, së fundmi, përmes një storie të publikuar në Instagram, Fjolla e ka konsideruar veten e saj si një “grua të fortë”, ndërsa ka zbuluar se e ka një dhunti nga zoti – të nuhaturit e njerëzve “fals”, njofton Klankosova.tv.

“Unë e konsideroj veten një grua shumë të fortë! Jeta më ka përballur me situate dhe ngjarje jo të lehta, por asnjëherë nuk jam trembur prej tyre. Askush s’më ka falur asgjë në këtë jetë! Kam një nuhatje (dhunti nga Zoti) që me takimin e parë i kuptoj shumë mirë disa ‘njerëz’. Dhe këtu flas për këta njerëz që thonë – isha e/i nervozuar dhe i thashë ato fjalë! Jo e/i dashur, kur njeriu është i nervozuar thotë vetëm gjëra të vërteta! Mjerë ato/ata që kanë miq të tillë!”, ka shkruar Morina.

Lexo edhe:  Artani i thotë Stresit se “publiku ua përplasi për fytyre” tentimin për ta shfaqur keq Vedatin