Fisnik Asllani siguron play-offin me Elversbergun

Skuadra e Elversbergut ka shënuar fitore 1:2 ndaj Schalkes, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Bundesliga 2.

Me këtë fitore, Elversberg e ka siguruar play-offin për futje në Bundesliga, shkruan Indeksonline

Skuadra ku luan Fisnik Asllani, në fazën e play-offit do të luajë kundër ekipit Heidenheim, që e ka mbyllur sezonin në pozitën e 16-të, me 29 pikë.

Kujtojmë që Fisnik Asllani, sulmuesi kosovar ka luajtur një rol të madh në këtë sukses të Elversbergut, pasi ka shënuar 18 gola dhe ka bërë shtatë asiste në 33 ndeshje./Indeksonline

Lexo edhe:  Lumi Llap po ndreqet, por kushtet e punëtorëve janë të dhimbshme