Fillon ngritja e temperaturave, ky është parashikimi i motit për vikend

Sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 28 gradë Celsius

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat shënojnë rritje në tërë rajonin, por pa nxehtësi ekstreme.

Mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë pritet edhe të dielën. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme. Pasdite thellë në jug të Shqipërisë priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e hëna pritet të kemi mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Të hënën rrebeshe kalimtare shiu priten në jug të Shqipërisë, ndërsa ditëve tjera edhe në viset tjera, por reshjet do të jenë të izoluara./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Nuk ka qetësi në Emshir, sërish gjuajtje me armë