Fillojnë reshjet e borës: Parashikimi i motit gjatë vikendit dhe fillimin e javës

Reshjet e borës do të rigjenerohen në Kosovë gjatë orëve të ardhshme dhe do të vazhdojnë edhe të shtunën sidomos në mëngjes dhe paradite, ndërsa pasdite pritet të ndërpriten shkurtimisht.

Nesër në Kosovë na pret mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë. Priten edhe reshje bore sidomos orëve të mëngjesit, por në zonat më të ulëta të Dukagjinit priten ende riga shiu ose reshje të përziera. Pasdite reshjet pushojnë, por vazhdojnë vetëm në disa zona të caktuara. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe pritet të lëvizin nga -1 deri në 3 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër (e Shtunë) pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Në perëndim priten intervale kohore me diell, ndërsa borë kalimtare vetëm në verilindje.

Në Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta, lokale shiu e bore. Reshje lokale bore të Shtunën priten edhe në veri të Malit të Zi dhe Luginë të Preshevës.

Të Dielën kemi ardhjen i ndikimit të ciklonit të fuqishëm i stacionuar në jug të Italisë deri në Detin Jon. Ky ciklon do të kushtëzojë reshje bore në viset kontinentale të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore, dhe Kosovë. Reshjet më të dendura të borës priten në veri-verilindje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut. Reshje të dendura bore priten edhe në jug dhe lindje të Kosovës. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme në tërë rajonin, ndërsa reshje bore mund të ketë edhe në Shkodër dhe Lezhë, lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër në Shqipëri ku fenomeni i borës është më i rrallë.

Lexo edhe:  Policia aksion në Leposaviq, kryen bastisje në dy lokacione

Sa i përket Kosovë e diela sjellë reshje të herëpashershme bore në tërë territorin, më intensive në jug të vendit e më të pakta në veri dhe verilindje të vendit, por priten shtresa bore në tërë territorin e Kosovës.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së Hënë duke rritur shtresat e borës. Nga e marta reshjet do të ndërpriten dhe pritet stabilizim gradual i motit, por mbetet ftohtë dhe me acar./MeteoBallkai