Bashkëshorti i Albulena Haxhiut has në vëllain e Gani Gecit te Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot ka ndodhur një tjetër incident.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi – njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – është konfrontuar me Nebih Gecin, vëllain e Gani Gecit, shkruan Nacionale.

Gjatë konfrontimit, mësohet se Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.

Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë i pranishëm edhe vetë Gani Geci.

Lexo edhe:  Dyshohet se u pagua 30 mijë euro për ta vrarë Liridonën, Granit Plava dhjetë vite më parë akuzohej për këtë vepër penale