Fillojnë plaçkitjet pas tërmetit në Turqi, policia arreston 48 persona

Autoritetet turke kanë arrestuar 48 persona për plaçkitje pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë, njoftuan mediat shtetërore.

Të dyshuarit u ndaluan në tetë provinca të ndryshme si pjesë e hetimeve për plaçkitjen pas tërmetit 7.8 ballë të së hënës që goditi rajonin, duke vrarë më shumë se 25,000 njerëz në Turqi dhe Siri, tha agjencia e lajmeve Anadolu.

Ndërkohë policia turke ka arrestuar 12 persona mbi ndërtesat e shembura në provincat juglindore të Gaziantep dhe Sanliurfa.

Ata që u dërguan në paraburgim përfshinin kontraktorë, tha agjencia e lajmeve DHA. Të paktën 6,000 ndërtesa u shembën pasi tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi rajonin, duke vrarë më shumë se 25,000 njerëz dhe duke shkaktuar zemërim për cilësinë e dobët të banesave.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i 4 vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit