‘Figurë e botës së krimit’ – Schwarz dikur fliste zi e terr për Rexhep Selimin, sot bashkëshortja s’e voton
Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, nga pamjet në Kuvend duket se nuk e ka votuar sot Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.
Kjo shihet në pamjet e Kuvendit të Kosovës, ku deputetja Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk voton kur hidhet në votim emri i Gërvallës.
Edhe pse arsyet nuk dihen, kjo duket se ndërlidhet me postime të së kaluarës ku Gërvalla akuzonte ashpër Rexhep Selimin. Madje, në fillim të vitit 2020 e quante figurë të botës së krimit.
“Sa gërditshëm me pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, shkruante Gërvalla atëbotë.