Festa ka shpërthyer në Skenderaj – Igball Jashari shkruan histori për Drenicën

Në stadiumin “Bajram Aliu”, zemra e Kosovës është ndezur si rrallëherë. Drenica është në epërsi 2-0 ndaj Istogut, dhe të dy golat i ka shënuar askush tjetër përveç Igball Jasharit – pasardhës i denjë i familjes legjendare Jashari!

Në këtë ditë historike, është po biri i Drenicës që po udhëheq kuqezinjtë drejt titullit të parë pas luftës. Me çdo goditje, me çdo hap, ai nuk përfaqëson vetëm një ekip – ai përfaqëson një amanet, një popull, një histori që jeton përmes futbollit dhe krenarisë.

Drenica po ecën drejt kurorës, dhe emri Jashari shkëlqen sërish – këtë herë në fushën e blertë!

Skenderaj është në festë, zemrat rrahin fort, dhe lavdia është më afër se kurrë
Foto Fehmi Sejdijaj

Lexo edhe:  VV abstenoi Rezolutën për Policinë, Musliu: Kosova kurrë s’ka pasë Qeveri më mashtruese se kjo e Albin Kurtit