Fero i kundërpërgjigjet avokates së Arbenitës, e dokumenton fitoren e kujdestarisë së vajzës

Ish-reperi Fero dhe ish partnerja e tij, Arbenita Ismajli, vazhdojnë të mbesin dy nga personazhet më të përfolura së fundmi, si shkak i kujdestarisë ndaj vajzës së tyre, Ninës.

Ditën e djeshme, mediat u pushtuan nga një prononcim i avokates së Arbenita Ismailit, Blinera Osmanit, e cila deklaroi se nuk qëndron fakti se klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, kishte thënë ajo.

Por, mesa duket ligji kësaj radhe ka vendosur totalisht në favor të Feros.

Kështu bëri të ditur ai, duke publikuar një pjesë të vendimit të Gjykatës.

“Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjyaktën Themelore Gjilan. Kundërshtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi”, thuhet mes tjerash në imazhin e publikuar.

Lexo edhe:  Beatrix Ramosaj tregon linjat e trupit në fotografitë e reja me bikini nga bregdeti