Fero “godet” hapur Arbenitën: Gratë që zhvishen nuk do të hyjnë në xhenet

Fero tashmë i është futur fesë “kokë e këmbë”.
Pasi ndërroi emrin në atë Khattab, nuk kanë munguar edhe deklaratat e tij “bombë”, shkruan lajmi.net.

Ai ka folur për raportin me Arbenitën dhe jo vetëm.

“Unë jam musliman tash dhe nuk kam lidhje me atë që ish-gruaja ime bën. Ne kemi jetët tona me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë por sot jam musliman dhe nuk kam asnjë relacion me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, është shprehur ai.

Paraprakisht, Fero ka ndarë një thënie islame që nënkupton se xheneti është i pamundur për femrat që e ekspozojnë trupin, duke sulmuar në këtë formë Arbenitën për postimet e saj të fundit.

“Gratë që duhen të jetë veshura por priren të jenë të zhveshura, janë ftuese të së keqes. Ato nuk do të hyjnë në Xhenet.”, thuhet në shkrimin e shpërndarë nga ish reperi

Lexo edhe:  Rrahje mes dy familjeve në Barilevë për shkak të borxhit, arrestohen pesë persona