Fero e “gjuan” live Arbenitën? Pamjet që po shpërndahen me të madhe

Fero dhe Arbenita, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas hyrjeve të tyre “live” në ‘TikTok’.

Së fundi janë bërë viralë për një “përplasje” mes tyre.

Mbrëmjen e kaluar, reperi u acarua me modelen, ku padashje pas saj shihet mamaja e Feros.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer reperit, teksa edhe u nervozua.

Pas kësaj ajo ka shkuar në dhomën e tij për sqarim, teksa shihet se ai fillon ta “gjuaj” atë.

Këto pamje janë bërë virale dhe shpërndahen me të madhe në rrjete sociale, ku mbishkrimi thotë se Fero e gjuan Arbenitën.

Lexo edhe:  Luiz Ejlli dhe Dafina Zeqiri bëhen bashkë, cila mund të jetë arsyeja?